E hënë, 14 Shtator 2026 Përrallë në Ishull deri në 18:00 Në vijim ora 18:00: Trashëgimtari Halef Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Kosova

Opozita do “kokën” e Hashim Thaçit

Opozita ne Kosovës ka paralajmëruar se nëse presidenti Hashim Thaçi nuk jep dorëheqjen, atëherë Kuvendi do të nisë procedurat për shkarkimin e tij. Reagimi i përfaqësuesve të partive opozitare vjen në një kohë qe Thaçi këmbëngul ne idenë e për korrigjimin e kufijve, e bashkimin e Luginës së Preshevës me Kosovën. Partitë politike e konsiderojnë këtë te rrezikshme pasi sipas tyre cenohet tërësia territoriale e vendit.

 

Nga ana tjetër, presidenti i Kosovës, i bëri thirrje qytetarëve të mos bien pre e asnjëlloj provokimi dhe të ruajnë qetësinë. Në një deklaratë për media, duke folur për bashkësinë e komunave me shumice serbe kreu i shtetit theksoi se gjithcka  do të bëhet përmes respektimit të kushtetutës së vendit.

 

“Republika e Kosovës është e përkushtuar për arritjen e një marrëveshjeje historike, ligjërisht të detyrueshme, në kuadër të fazës së fundit të dialogut për normalizimin e marrëdhënieve. Institucionet e Kosovës janë të përkushtuara që të finalizojnë punën në hartimin e draft-statutit të Asociacionit të Komunave me shumicë serbe në Kosovë, bazuar në marrëveshjet e arritura”.

 

Presidenti i Kosovës u shpreh se vendi i tij do t’i përmbahet me përpikmëri zotimeve për të ruajtur qetësinë duke mos rrezikuar në asnjë mënyrë objektivin për normalizimin e plotë të marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë.

 

 

admin
Gazetar/e · Vizion Plus · Redaksia e Vizion Plus.
Të gjithë artikujt

Më shumë video