“Opozita brenda dhe jashtë të bashkohet të hiqet tabela e shumëzimit”/ Rama: Jeni tapë-topi

Ironia ndaj opozitës nuk i mungoi kryeministrit Edi Rama në fjalën që mbajti këtë të enjte në Parlament.
Në një replikë me opozitarët e rinj, veçanërisht me Kujtim Gjuzin, Rama tha se opozita e re duhet të bashkohet me atë të vjetrën për të hequr tabelën e shumëzimit.
Sipas Ramës, qytetarët do t’i besonin nëse do ta bënin diçka të tillë sepse e dinë nivelin e tyre.
“Ju opozita këtu dhe ajo atje bashkohuni që të hiqet tabela e shumëzimit, ajo e mbledhjes dhe e zbritjes., vendosni të liberalizoni matematikën, aritmetikën. Të angazhohesh në opozitë është ta bësh të zezën të bardhë e të bardhën të zezë. Çlironi shqiptarët nga stresi i aritmektikës, çfarë dini të bëni më mirë se kaq. Nuk dini të bëni asgjë tjetër. shqiptarët do ju besojnë sepse e keni dhënë me prova që jeni tapë-topi. Tapa është jashtë, topi është brenda. Mezi ju kemi. Shqiptarët janë më të mençur sesa ju, sesa ne. ju nuk keni për të fituar akoma e akoma është e njëjta, sepse për sa kohë nuk do të reflektoni mbi mençurinë e shqiptarëve, jeni të destinuar që të humbni. Ju jeni fitimtarë të përkohshëm. Unë flas për ata që janë humbës të përjetshëm.”




