Subscribe

Opozita ka shfrytëzuar mbledhjen e Komisionit parlamentar të Ligjeve për të rishfaqur qëndrimin politik lidhur me çështjen “Tahiri” dhe trafikun ndërkombëtar të drogës. Deputeti Eduard Halimi foli për Habilajt, dhe se sipas tij ky rast tregon lidhjen e shtetit me trafikantët.

 

Pas kësaj deklarate demokratët braktisën mbledhjen e komisionit.

 

Por qëndrimit të demokratëve nuk iu bashkuan dy deputetët e LSI-së Edmond Panariti dhe Nasip Naço, të cilët qëndruan në mbledhjen e Komisionit të Ligjeve, ku u diskutua mbi marrëveshjen për financimin e projektit për rehabilitimin e Rrugës së Lumit të Vlorës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *