Subscribe

Ftesës së Edi Ramës dhe Lulzim Bashës për tu bërë pjesë e diskutimeve për reformën zgjedhore iu përgjigj vetëm Dashamir Shehi.

Bojkotit të shumicës së demokratëve, mbështetës të Gazmend Bardhit dhe Sali Berishës iu përgjigjën edhe aleatët.

Edhe pse ishin ftuar dhe bashkëkryetari socialist i “zgjedhores” Damian Gjiknuri pretendoi se kishin konfirmuar pjesëmarrjen, asnjëri prej tyre nuk u fut online. Nga radhët e opozitës të vetmet propozime për ndryshime në kodin elektoral erdhën nga kryetari i LZHK-së.

“Ne jemi për një propocional kombëtar. Këtu të bëhen 3 ose 4 zona të mëdhaja elektorale, që kjo ska as nevojë për një ndryshim kushtetues, që ligji të punojë kudo, edhe në për qarqet e vogla si Gjirokastra dhe Kukësi, ku disa jnë me tre ose katër deputetë”, tha kreu i LZHK-së Dashamir Shehi.

“Është e vërtetë që qarqe të vogla mund të ketë peshë të caktuar elektorale, por kjo nuk ndikon në parimin siç përshkruhet në kartën e Coepenhagen dhe vetë të të drejtave të njeriut, vota asnjëherë nuk mund të jetë plotësisht propocionale”, tha bashkëkryetari i “zgjedhores” Damian Gjiknuri.

Në mungesë të shumicës së opozitës, dy bashkëkryetarët Damian Gjiknuri dhe Enkelejd Alibeaj dëgjuan propozimet e disa partive të vogla që nuk kanë përfaqësim në parlament.

Diskutimet dyorëshe online, bashkëkryetari demokrat Enkelejd Alibeaj i shfrytëzoi për të thënë se partia e tij është kundër sistemit zgjedhor me prim. Garancia e tij pasoi deklaratën e kryetarit të grupit parlamentar të socialistëve, Bledi Çuçi, se “primi” është një nevojë për të prodhuar një qeverisje të qëndrueshme.

“Nuk ka shanc që të pranohet, nga askush, nga ata të paktën nga ajo pjesë politike që përfaqësojë, primi, siç është në sisteme të tjera në Greqi apo në ndonjë vend tjetër Jo, jo absolutisht”, tha Enkelejd Alibeaj.

Edhe në diskutimet e dyta për reformën zgjedhore, nga politika kërkohet realizimi i votës së diasporës, hapja e listave 100 për qind të kandidatëve për deputetë apo depolitizimi i administratës zgjedhore./vizionplus.tv

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *