Subscribe

Sot parlamenti nuk zhvilloi seancën plenare për shkak se opozita bllokoi sallën ku zhvillohen mbledhjet e kuvendit.

 

Deputetët demokratë erdhën herët në parlament dhe bllokuan foltoren e kuvendit si dhe vendet ku qëndron qeveria, në shenjë proteste ndaj vendimeve të fundit të shumicës socialiste e cila rrëzoi kërkesën e opozitës për komisionet hetimore dhe përbërjen e komisionit të reformës zgjedhore.

 

Sali Berisha: “Cuci pusho se te nxora jashtë”

 

Seanca plenare u hap për pak minuta nga nënkryetarja Ermonela Felaj por u mbyll sërish për shkak të bllokimit të sallës nga opozita.

 

SALI BERISHA

“Deputetët e opozitës fillojnë sot qëndresën e tyre permanente sepse ky parlament është shndërruar në një institucion personal të Edi Ramës dhe Lindës së parlamentit, që e drejton këtë institucion në mënyrën më amorale, më të turpshme, më antikushtetuese, më antiligjore. Unë ju rikujtoj ju se ne deputetët, që përfaqësojmë qytetarët shqiptarë që kanë votuar kundër kësaj qeverie, kemi dorëzuar në parlament gjatë këtyre dy viteve, në përputhje me mandatet tona, 31 ligje dhe rezoluta, të cilat Edi Rama me Lindën e tij, i mban në sirtar dhe nuk lejon që ato të vijnë të shqyrtohen, të diskutohen në parlament.”

 

Deputetët socialistë u larguan nga parlamenti, ndërkohe që opozita vazhdoi të qëndroje në sallën e seancave plenare edhe pse dritat u fikën.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *