Subscribe

Ashtu sikurse edhe pritej, opozita ka vijuar të ndjekë të njëjtën strategji gjatë seancës së radhës parlamentare duke e bllokuar atë.

 

Deputetja Albana Vokshi nisi të flasë në foltore por në momentin  që kreu I kuvendit Ruci I kërkoi të mbyllte diskutimin pasi kishte mbaruar koha, Vokshi nuk ka pranuar dhe sic ka ndodhur edhe ne javët e kaluara deputetet e PD janë grumbulluar në foltore duke bllokuar punimet.

 

Kreu I kuvendit I bëri thirrje deputeteve të PD dhe opozitës në tërësi që të respektojnë rregullat dhe më pas ndërpreu seancën duke kërkuar pushim.

 

Pavarësisht kësaj, deputetja Vokshi ka vijuar të flasë në foltore e rrethuar nga koleget e saj deputetë por pa praninë e mediave nderkohe qe me rinisjen e seances ai qe mori fjalen ishte nenkryetari i PD, Edi Paloka.

 

E njejta kerkese, per te respektuar kohen e te folurit i eshte bere nga Ruci edhe Palokes por kjo gje ka sherbyer per te risjelle ne foltore te gjithe deputetet e PD.

 

Gramoz Ruci nderpreu per here te dyte seancen, kete here 30 minuta dhe nuk kurseu as dozat e ironise ndaj opozites.

“Mesa duket iu ka ardhur koha e facebook-ut”

Por nderprerja e seances edhe me gjate per 30 minuta nuk mjaftoi qe situata ne kuvend te qetesohej. Marrja e fjales nga kreu i grupit te PD, Edmond Spaho sollli serish perplasje me drejtuesit te seances dhe opozites dhe Gramoz Ruci u detyrua te nderprese per here te 3 punimet e parlamentit.

 

Kjo skene u perserit per here te fundit edhe kur ne foltore u ngjit kreu i grupit te LSI, Petrit Vasili.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *