Bashkëkryetari i reformës zgjedhore, Damian Gjiknuri deklaroi se është e pamundur të zhvillohet mbledhja e Komisionit të Posaçëm mbi këtë proces. Përtej situatës të krijuar nga një pjesë e demokratëve, Gjiknuri theksoi se reforma zgjedhore nuk do të mund të bllokohet dhe do të arrihet edhe pa opozitën.

“E pamundur për t’u zhvilluar mbledhja. Edhe atë që pretendojnë, Oerd Bylykbashin nuk e kanë sjellë dhe Alibeajn si duket nuk e kanë lejuar. Për të ardhur keq, sepse opozita duhet të jetë e para, por është zgjedhja e tyre” tha Gjiknuri.

Lexo edhe :

Related Posts

Ai theksoi se do të ketë një njoftim të dytë se di do të vendoset zhvillimi i mbledhjes në vijim.

“Do të ketë një njoftim. Nëse opozita nuk do të bëhet pjesë, do të gjejmë një mënyrë që Reforma të eci përpara.”

Deputetët e ‘grupimit Basha-Berisha’ kanë bllokuar sallën ku do të zhvillohej mbledhja e Komisionit të Posaçëm të Reformës Zgjedhore, duke mos lejuar punimet mbi këtë proces mes opozitës dhe mazhorancës.

Nga ana tjetër, sekretari i përgjithshëm i Partisë Socialiste, Bledi Çuçi po zhvillon një takim me përfaqësuesit e OSBE./vizionplus.tv.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *