E premte, 2 Tetor 2026 Film TV deri në 00:31 Në vijim ora 00:31: Zilia Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

Opozita bllokoi sërish Parlamentin, Bardhi: Nuk do e ndalim aksionin ndaj regjimit të Ramës

Deputeti demokrat Gazment Bardhi ka folur pas mbylljes së seancës plenare, ku opozita shkaktoi sërish trazira.

Ai tha se është e papranueshme që deputetët të mos lejohen të ushtrojnë mandatin e tyre dhe shtoi se opozita nuk do e ndalë aksionin që ka nisur.

Reklamë

“Sot në Kuvend kishte ardhur bashkëpunëtori i Arben Ahmetajt. Për këtë arsye me një urdhër të paligjshëm deputetët e opozitës u penguan të futen në seancën plenare. Garda e republikës me urdhër të Ramës, tentoi të lërë jashtë deputetët e opozitës. Së dyti besoj që vetëm në vende me regjime autoritare ndodh që deputetet e opozitës nuk lejohen të ushtrojnë mandatin e marrë me gjak dhe me djersë, përballë krimit që u vuri përballë Edi Rama. Është e paimagjinueshme për një vend kandidat për në BE që deputetët duhet të shqyhen nga këmisha dhe nga kostumi për t’u futur në sallën e sancave plenare.

As Garda e Republikës, as policia që dhunon qytetarët që protestojnë sot nuk e ndal opozitën nga përballja dhe aksioni ndaj regjimit të Edi Ramës”, tha Bardhi. /vizionplus.tv

Vazhdo të lexosh

Reklamë