Subscribe

Opozita tentoi të bllokonte kryeministrin Rama të largohej nga Kuvendi. Deputetët u bënë gati për një barrikadë njerëzore, në pjesën ku kalon makina e kryeministrit apo kryetarit të Kuvendit.

 

Por autokolona kryeministrore devijoi dhe doli nga pjesa e pasme si dalje alternative, duke lënë të zhgënjyer opozitarët në përpjekjen për të bllokuar kreun e qeverisë.

 

Largimin e Ramës nga dera e pasme ish-kryeministri Berisha e konsideroi si fitore ndërsa lëshoi një batute.

 

Edhe drejtuesja e LSI-së Kryemadhi, tha se Rama i frikësohet përballjes me opozitën dhe popullin.

 

 

Por për kreun e grupit parlamentar socialist Balla, regjisori i gjithë protestës ishte Sali Berisha. Gjithçka sipas kreu te grupit socialist janë pasojë e frikës nga zbatimi i drejtësisë.

 

Por akt më të turpshëm, Taulant Balla vlerësoi aktivizimin e deputeteve femra në protestën e opozitës brenda sallës së Parlamentit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *