E mërkurë, 30 Shtator 2026 Trashëgimtari Halef deri në 13:15 Në vijim ora 13:15: Trazira në Parajsë Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

Opozita arrin marrëveshjen me aleatet. PR merr 2 kandidate, 3 i merr PAA

Pak minuta para skadimit te afatit per dorëzimin e listave te Partisë Demokratike, nuk dihet ende skuadra me te cilën opozita do te kërkojë fitoren ne 25 qershor. Edhe pse gjithmonë është mbledhur kryesia e Partisë Demokratike per miratimin e kandidateve per deputet, pasi statuti ia njeh asaj kete kompetence, lideri i opozitës Lulzim Basha per here te pare ka zgjedhur te mos e thërrasë kryesine.

 

Reklamë

Te vetmit qe ka takuar gjate dites se sotme kreu i PD Basha janë aleatet. Dhe te vetmit qe dihen se ku janë vendosur ne listën e PD jane aleatet: Fatmir Mediu do te jete i 5 ne Tirane dhe nje tjetër republikan do te jete i 14: Agron Duka do te jete i 5 ne Durres e do te kete nje kandidat ne Tirane e Fier, Dashamir Shehi do te jete i 10 ne Tirane dhe Nard Ndoka ne Shkodër.

 

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë