Subscribe

Ndërsa Arben Ahmetaj prêt firmën e Presidentit te Republikës, per t’u ulur ne karrigen e Ministrit te Financave, Partia Demokratike ka vazhduar sulmet ndaj tij duke e cilësuar te papranueshme faktin se financat e vendit  do te drejtohen nga Ahmetaj. Deputeti demokrat Sherefedin Shehu e ka cilësuar emërimin e tij ne postin e Ministrit te Financave si nje sulm ndaj opozitës, duke theksuar se asnjë shqiptar, nuk pranon te ketë ne qeveri nje hajdut te këtyre përmasave.

Emërimi i Arben Ahmetajt është reduktimi brutal, pa doreza, i qeverisjes në një punë të vetme: të bëjnë para.

Per te provuar akuzat se Ahmetaj eshte i korruptuar, Partia Demokratike ka publikuar edhe udhëtimet me charter te ministrit Ahmetaj.

Ky abuzim i Ahmetajt është unik, i pahasur më parë as për krerët e shtetit dhe jo më për ministra. Një fluturim çarter kushton të paktën 40 mijë euro, dhe me shëtitjet e tij prej sheiku, Ahmetaj ka shpenzuar qindra mijë euro. Arben Ahmetaj i zhytur në disa skandale përpara fluturimeve me çarter, duhet të hetohet e të shkojë para drejtësisë, dhe nuk duhet lejuar që të marrë një detyrë të re të rëndësishme si ajo e Ministrit të Financave.

Sipas PD, Ahmetaj ka detyrimin te tregoje ku ka shkuar, per çfarë arsye e kush ia ka paguar këto udhëtime.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *