E enjte, 12 Nëntor 2026 Te Paekspozuarit deri në 23:30 Në vijim ora 23:30: Lajmet e Fundit dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

Opinioni i Venecias/ Meta: Konfirmoi qëndrimet e mija

Pas publikimit të opinionit final të Komisionit të Venecias në lidhje me dekretin e anulimit të zgjedhejve të 30 qershorit, ka reaguar presidenti Ilir Meta.

 

Në një deklaratë të shpërndarë për mediat, Presidenti Ilir Meta vlerëson se opinioni përfundimtar i Komisionit të Venecias konfirmoi të gjitha qëndrimet e kreut të shtetit dhe se si asnjëherë tjetër, ai pësoi ndryshime thelbësore nga projekti paraprak.

 

Reklamë

Më tej Meta rendit edhe disa konkluzione të raportit, të cilat sipas tij vërtetojnë qëndrimet e tij.

 

Ndër konkluzionet kryesore u evidentua se:

1.Presidenti i Republikës nuk ka shkelur Kushtetutën dhe nuk ka tejkaluar kompetencat e veta kushtetuese.

2.Presidenti i Republikës pati qëllim legjitim, që synonte shmangien e gjakderdhjes, mbrojtjen e pluralizmit politik, ruajtjen e stablitetit dhe të kredencialeve demokratike të vendit.

3.Kompetencat kushtetuese të Presidentit nuk janë formale.

4.Dekretet e Presidentit janë në fuqi dhe nuk u sfiduan përpara asnjë gjykate.

5.Zgjedhjet parlamentare kanë status më të lartë kushtetues se zgjedhjet vendore.

 

Më tej, Presidenti nuk nguron të thumbojë qeverinë, ku me keqardhje thekson se gjatë këtyre katër muajve u shpërdoruan energji që do të duhet të ishin në shërbim të integrimit europian të Shqipërisë dhe vendimit të shumëpritur për çeljen e negociatave të anëtarësimit në BE.

Vazhdo të lexosh

Reklamë