Operatorët turistik që punojnë në plazhin e Spillesë, të mbështetur edhe nga banorët e zonës, kërkuan që qeveria të tërhiqet nga vendimi për shembjen e objekteve të ngritura përgjatë vijës bregdetare. Ata shprehen se janë lajmëruar për prishjen, ndonëse kanë rinovuar kontratat.

 

Aksioni pritet te rrafshoje lokale, bare dhe restorante që u ndërtuan dy vite më parë me pëlqimin e Ministrisë së Turizmit. Bëhet fjalë për rreth 40 objekte me strukturë druri të çmontueshme, sikurse e parashikon edhe ligji në zonat bregdetare.

 

Operatorët shprehen se ky vendim është absurd, pasi gjithçka po ndodh në prag të sezonit turistik veror dhe ata janë bërë gati për pritjen e pushuesve. Me shembjen e objekteve, operatorët dhe banorët e zonës thonë se do të prishet edhe zinxhiri i punësimit. Sipas tyre, në këto 40 subjekte janë të punësuar qindra persona.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *