E premte, 16 Tetor 2026 Takohemi N'vizion deri në 18:00 Në vijim ora 18:00: Trashëgimtari Halef Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Ekonomi

Operatorët turistikë, kundër aksionit të IKMT-së: Po prishet imazhi në kulmin e turizmit

Operatorët turistikë nuk janë dakord që aksioni i IKMT-së për shkatërrimin e ndërtimeve pa leje në bregdet të bëhet në këtë periudhë.

 

Reklamë

Sokol Hoxha, operator turistik në Shkodër, tha për “E-ZONE” në “Vizion Plus”, me gazetaren Rajmonda Lajthia, se po prishet imazhi i Shqipërisë në kulmin e turizmit. Sipas tij, ky aksion duhet ndërmarrë pas mbylljes së sezonit turistik.

 

Reklamë

“Kemi hyrë në kulmin e turizmit. Pushteti qendror dhe lokal kanë kohën e mjaftueshme për këto ndërhyrje dhe të mos ndërhyjnë në pikun e sezonit. Çdo ditë rritet numri i turistëve të huaj që hyjnë në Shqipëri. Nuk është momenti i duhur për të prishur ndërtimet pa leje, ka 30 vite që i shohim kështu, në prag të sezonit prishje, inerte, etj.. Nuk është një imazh i mirë për të gjithë ne, le të bëhen në tetor.”

 

Sokol Hoxha shtoi se prej 30 vitesh ndërtohen dhe shkatërrohen ndërtime pa leje sepse mungon koordinimi midis pushtetit vendor dhe atij qendror.

 

Më shumë video

Reklamë