Subscribe

Teksa pritet që sezoni turistik të jetë më i mbarë se ai një viti më parë, shqetësimi i operatorëve të fushës mbetet mungesa e burimeve njerëzore. Ikjet e shumta të stafeve, po shtyjnë pronarët e bizneseve të pranojnë edhe punonjës pa eksperiencë.

 

Përfaqësues të shërbimit turistik shprehen se nuk mungon bashkëpunimi me institicionin e zyrës së punës po burimet njerëzore janë në nivelin fillestar, ose nuk pranojnë të vijnë të punojnë në turizëm. Edhe referuar pagës, Juxhin Isufaj, administrator hoteli, thotë se ajo ka shënuar rritje, por përsëri evidente është mungesa e stafeve.

 

Ndërsa shpesh është artikuluar importi i burimeve njerëzore në sektorin e turizmit nga vendet fqinje, në Agjencinë Rajonale të Punësimit në Vlorë, numri i atyre qe kërkojnë pune ka arritur ne rreth 5 mije. Thuajse një e treta e tyre janë të grupmoshës 19 deri 29 vjeç

 

Turizmi sa vjen e po bëhet më elitar në Vlorë dhe kërkesa për punonjës të kualifikuar është në rritje. Por, nga ana tjetër një faktor që krijon problematikë në këtë sektor është punësimi sezonal dhe jo gjate gjithë vitit.

 

 

 

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *