Subscribe

Pas operacionit “Vera e hershme”, Policia e Shtetit publikon pamjet e ndërhyrjes në Shkodër.

 

Këto jane momentet e prangosjes së 17 personave të akuzuar për prodhim dhe shitje lëndësh narkotike.

 

Policia arrestoi te martën Dritan Lisaj dhe  Gjin Lushi, te dy kryepleq te Njësise Administrative, Pult ne Shkodër. Ata akuzohen për “Shpërdorim detyre”. Por ne pranga ra edhe Ardian Loci, efektiv i Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë, i dyshuar se dekonspironte aksionet policore.

 

Gjatë këtij hetimi në periudha të ndryshme janë sekuestrua rreth 31 mije rrënje bimë kanabis sativa, 150 kilogram lende narkotike, si edhe armë dhe municione.

 

Prokuroria thotë se hetimet kanë zgjatur afro 10 muaj dhe se po punohet edhe per kapjen e te shpallurve në kërkim.

 

Ndërkohë, mëngjesin e kësaj te mërkure, uniformat blu ndërmerren nje operacion u zhvilluar në Krujë. Policia bën me dije se u sekuestruan mijëra bimë narkotike të mbjella në një pyll pranë fshatit Kurcaj. Por ndryshe nga operacioni ne zonën e Shkodrës, nuk u arrestua askush, pasi 2880 bimët u gjeten në toke pa pronar. Ndërkohe u gjetën në proces tharje edhe 7.5 kg kanabis.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *