Vendi
Operacioni në Shkodër, zbardhen emrat e të arrestuarve

Pas operacionit te një dite me pare ne Shkodër, ku u kapen mina me telekomande, snajperë e pistoleta, policia ka publikuar emrat e te arrestuarve. Burime zyrtare bëjnë me dije se ne pranga kane përfunduar Flamur Dinosha 37 vjeç, i cili mbante edhe mbiemrin Begaj, Hilmi Isufaj 55 vjeç, si dhe Shkëlzen Metaliaj, te tre banues ne Shkodër. Një dite me pare, gjate operacionit te koduar me emrin “porosia” uniformat blu arritën te kapnin disa arme, ndërsa ende nuk është zbardhur se cili ishte destinacioni i tyre përfundimtar. Te njëjtat burime konfirmojnë se po hetohet për lidhjet e mundshme te te arrestuarve me grupe te organizuar kriminale.
Vazhdo të lexosh
Reklamë




