Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
Marina Orikum
28 July 2026
Vizion fokus

Ekuadori në luftë me kartelet e drogës, autoritetet: Bandat...

Peshkaqeni sulmon influencerin në Fixhi, i nënshtrohet katër operacioneve...

Netanyahu në Uashington për bisedime me Trump, Irani kryeson...

Ukraina godet rajonin e Moskës me sulmin më të...

Ofertë e “çmendur”, Al Hilal kërkon yllin e Bajernit

Trump: Po zhvillojmë bisedime të mira me Iranin, por...

Houthi godet objekte të naftës në Arabinë Saudite

Rumania shpalli ambasadorin rus person të padëshiruar

Të shtëna me armë zjarri pranë konsullatës së SHBA...

Austria planifikon të zgjasë shërbimin ushtarak

Operacioni në mesnatë/ Policia sqaron ngjarjen ku u plagos emigranti dhe u lëndua drejtuesi i furgonit, gëzhojat i përkasin armës së efektivit

5 Dhjetor 19:48

Policia e Shtetit ka sqaruar ngjarjen ku mbeti i palgosur me armë zjarri një emigrant i paligjshëm dhe u lëndua një shqiptar, drejtuesi i mjetit që transportonte klandestinët.

 

 

Aksioni policor ka ndodhur gjatë mesnatës së mbrëmjes së kaluar në afërsi të Morinës.

 

 

Emigranti i plaigjshëm u plagos nga efektivi I policisë, jashtë rrezikut për jetën ndërsa drejtuesi I mjetit është lënduar duke u rrëzuar nga një lartësi.

 

 

Sqarimi  plotë:

 

Në datë 04.12.2022 rreth orës 23:09, nga punonjës të Sektorit të Krimit Ekonomiko-Financiar në DVP Kukës është konstatuar gjatë rrugës automobilistike Milot – Kukës, në vendin e quajtur “Rubik”, një mjet furgon Volksëagen, i cili ecte me shpejtësi dhe në mënyrë jo të rregullt, duke krijuar dyshime.

Pas njoftimit dhe verifikimit nga Salla e Komandimit Kukës, rezultoi se mjeti furgon Volksëagen me targë AA 730 VM ishte dhënë me qera. Menjëherë pas verifikimit nga Salla e Komandimit, është komunikuar me shërbimet policore më të afërta me vendodhjen e mjetit ato të Patrullës së Policisë “Shqipoja” që kanë qenë me shërbim tek Ura e Drinit të Zi dhe u është kërkuar të ushtronin ndalimin dhe kontrollin e mjetit, pasi dyshohej se mund të ishte me emigrantë që vijnë nga Lindja e Mesme.

Pas marrjes së njoftimit, Patrulla e Policisë “Shqipoja” ka lëvizur në drejtim të fshatit Mamës, ku ishte konstatuar për herë të fundit furgoni i dyshuar dhe pas disa minutash lëvizje në aksin nacional, në vendin e quajtur Mamës kanë konstatuar furgonin të devijojë nga rruga kryesore dhe të futet në një rrugë dytësore. Ata kanë vazhduar ndjekjen e mjetit poshtë nënkalimit të fshatit Mamës-Kukës dhe pas rreth 100 metrash, drejtuesi i mjetit K. GJ. 29 vjeç ka ndaluar automjetin duke tentuar të largohej me vrap, kohë në të cilën personat që ndodheshin në furgon kanë tentuar gjithashtu t’i largohen forcave të policisë.

Në këtë moment, punonjësi i policisë Inspektor K.B. sipas deklarimeve të tij, ka nxjerrë armën dhe pasi ka qëlluar dy herë në ajër ka vazhduar ndjekjen e tyre, por duke qenë terren i vështirë me shkurre dhe lagështirë dhe në kushtet e errësirës është penguar duke kryer qitje të pavullnetshme me pistoletën që mbante në dorë. Për pasojë, është plagosur shtetasi egjiptian M. H. G, i cili ka marrë një plagë me armë zjarri në pjesën e shpinës.

Menjëherë, punonjësit e policisë kanë bërë shoqërimin drejt Spitalit Rajonal të Kukësit të shtetasit egjiptian të plagosur, si edhe drejtuesit të mjetit furgon, i cili pësoi lëndime të lehta pasi u rrëzua nga një lartësi rreth 3 metra gjatë ndjekjes nga ana e punonjësve të policisë. Pasi kanë marrë ndihmën e parë në Spitalin Rajonal të Kukësit, ata janë përcjellë për në Spitalin e Traumës Tiranë dhe aktualisht janë jashtë rrezikut për jetën.

Gjithashtu, në DVP Kukës janë shoqëruar në lidhje me këtë ngjarje 12 shtetas nga vendet e Lindjes së Mesme për kryerjen e veprime hetimore të mëtejshme.

Eshtë verifkuar dhe dokumentuar se drejtuesi i mjetit rezulton shtetasi K. GJ, 29 vjeç, i cili u arrestua në flagrancë si person i dyshuar për veprën penale “Dhënie ndihmë për kalim të paligjshëm të kufjve” dhe “Mosbindja e Urdhërit të Punonjësit të Policisë së Rendit Publik” parashikuar nga nenet 298/2 dhe 242 të Kodit Penal.

Ndërkohë, është bërë pezullimi nga detyra e punonjësit të policisë, Inspektor K. B., deri në përfundimin e hetimeve mbi këtë ngjarje.

Nga këqyrja e vendit të ngjarjes janë sekuestruar 3 gëzhoja pistolete të tipit GLOK që i përkasin armës së punonjësit të policisë K.B.

Njëkohësisht nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kukës, janë duke u kryer hetime të plota për sqarimin e pozitës ligjore të punonjësve të strukturave të policisë të përfshirë në ngjarje dhe në përfundim të veprimeve hetimore dhe konkluzioneve të Prokurorisë do të përcaktohet përgjegjësia penale e punonjësve të policisë.

AMP mbetet e përkushtuar në misionin e saj për garantimin e zbatimit të ligjit dhe fton qytetarët të denoncojnë çdo rast të abuzimit apo shkeljes së ligjit nga ana e punonjësve të Policisë së Shtetit, duke telefonuar në numrin e gjelbër 0800 90 90.

Posted Under:
Kronike Kryesoret Vendi
Tagged:
emigrantë Morine ngjarje policia

Nga e njëjta kategori

Aksident zinxhir në aksin Elbasan–Metalurgji, përfshihen katër automjete

më shumë...

Ekuadori në luftë me kartelet e drogës, autoritetet: Bandat shqiptare kanë rol kyç në trafikun e kokainës

më shumë...

Marrëveshja me SHBA-në/ 302 mln dollarë kredi për armët e fundit ajrore dhe detare, borxhi12 vite kohë për tu shlyer

më shumë...

Temperaturat ngjiten deri në 37°C, mot i kthjellët në të gjithë vendi

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Minute pas minute

10:10

Aksident zinxhir në aksin Elbasan–Metalurgji, përfshihen katër...

10:00

Ekuadori në luftë me kartelet e drogës,...

9:46

Peshkaqeni sulmon influencerin në Fixhi, i nënshtrohet...

9:36

Netanyahu në Uashington për bisedime me Trump,...

8:44

Ukraina godet rajonin e Moskës me sulmin...

8:32

Marrëveshja me SHBA-në/ 302 mln dollarë kredi...

8:12

Horoskopi ditor, zbuloni çfarë ju pret sot...

8:01

Temperaturat ngjiten deri në 37°C, mot i...

10:41

Ofertë e “çmendur”, Al Hilal kërkon yllin...

10:28

Trump: Po zhvillojmë bisedime të mira me...

10:25

Çfarë i ndodh trupit tuaj nëse konsumoni...

10:15

Molla para gjumit, ja përfitimet që sjell...

10:09

A ekziston shqisa e gjashtë?

9:49

Houthi godet objekte të naftës në Arabinë...

9:26

Rumania shpalli ambasadorin rus person të padëshiruar

9:07

Të shtëna me armë zjarri pranë konsullatës...

8:43

Austria planifikon të zgjasë shërbimin ushtarak

8:04

Zjarre të shumta përfshijnë Portugalinë, digjen mijëra...

8:00

Stuhia në malin Elbrus, humbin jetën pesë...

7:40

“Hajduti i pulave”, Rama ndan videon e...

Më të klikuarat

  • “Situata më e vështirë e karrierës sime 12-vjeçare”, flet po...
  • Përgatituni për ndryshime të momentit të fundit! Horoskopi j...
  • Lezhë/ I bie arma nga çanta në spital dhe shkrepet pa dashje...
  • “Hajduti i pulave”, Rama ndan videon e VIZION PLUS: Shehaj n...
  • Parashikimi i motit për ditën e martë, çfarë ndodh me temper...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.