Një mega-operacion i zhvilluar në fillim të këtij muaji nga Guardia di Finanza dhe Antimafia e Triestes goditi grupin kriminal ‘Clan del Golfo’.

 

Grupit kriminal iu sekuestruan 4.3 ton kokainë e 2 milionë euro para të gatshme, përfshirë mjete transporti si kamion dhe fuoristradë. Kjo ishte kapja më e madhe e kokainës e kryer ndonjëherë në Itali.

Mediat italiane kanë bërë së fundmi të ditura të tjera detaj dhe kanë zbuluar emrat e të arrestuarve.

 

Më 7 qershor u lëshuan 38 urdhër arreste, mes tyre janë edhe 2 shqiptarë, Enri dhe Ervin Hardolli, që rezultojnë të jenë vëllezër nga veriu i Shqipërisë.

 

Shumë prej të arrestuarve gjatë këtij super hetimi kanë vendosur të rrëfehen, duke i dhënë hetuesve zhvillime të shkëlqyera për pista të reja hetimore.

 

Lajmin e ka bërë të ditur kryeprokurori i kryeqytetit rajonal, Antonio De Nicolo.

 

Emrat e të arrestuarve:

Nga bosi kolumbian e deri tek serbi Miljenovic Milan, masat paraprake janë marrë për disa të dyshuar disa të dyshuar. 24 emrat e parë të hetimit janë: Castano Catano Ramon Abel, Lazzarato Adriano (Venecia), Ugo Mascioli (Bari), Sava Gheoerghiev Savov, Bozhidar Bozilov (Bullgari), Ujla Renaqto (Shqipëri), Cirjau Constantin (Moldavia), Enri dhe Ervin Hardolli (Shqipëri), Luca Bellio, Antonio Prudente, Angel Maria Quiroz Martinez, Altin Lleshaj, Denis Kacaj, Moreno Demaj, Giuseppe Giorgi, Francesco Megna, Ernesto Rizzo, Sasa Radivoje Vuckovic (Serbi), Erguen Isik, Krasovecët dhe Matjaz Razek dhe Dorde Kotlaja (Mali i Zi).

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *