Vendi
Operacioni i trafikut të drogës, Gjykata e Elbasanit jep masat e sigurisë për 27 të arrestuarit

Gjykata e Elbasanit ka caktuar masën e sigurisë për 27 të arrestuarit e operacionit në Elbasan. Prej tyre 16 janë lënë në arrest me burg, 7 në arrest shtëpie dhe 4 të tjerë në detyrim paraqitjeje.
Sipas policisë, nga hetimi u dokumentua aktiviteti kriminal i këtyre shtetasve, të përfshirë në veprimtari kriminale në fushën e shitjes dhe shpërndarjes së lëndëve narkotike, të cilët vepronin në mënyrë të organizuar në grupe të vogla ose individualisht, në të gjithë qarkun Elbasan.
Reklamë
Të ndaluarit akuzohen kryesisht për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, ndërsa ndaj disa prej tyre janë ngritur edhe akuza të tjera, si armëmbajtje pa leje dhe trafik mallrash kontrabandë.
/vizionplus.tv
Vazhdo të lexosh
Reklamë




