Një 48-vjeçar nga Shijaku është arrestuar nga policia në kuadër të operacionit të koduar “vo-lvo 4”.

 

Në pranga është vënë Hekuran Hoxha, banues në Xhafzotaj. Për të Gjykata e Krimeve të Rënda ka caktuar masën e sigurisë arrest me burg, ndërsa ekzekutimi i urdhër arrestit është bërë mbrëmjen e kësaj të premteje.

 

48-vjeçari i cilësuar si truri i bandës së shijakut, akuzohet për disa veprat penale, mes të cilave edhe ajo e trafikut të drogës dhe grup i strukturuar kriminal.

 

Hoxha njihet si kreu i një grupi të trafikut të drogës nga shqipëria në Itali dhe Turqi, ku trafikonte edhe heroinë.

 

Grupi i Shijakut akuzohet se porositi ngritjen e laboratorit të heroinës në has i cili u zbulua në tetor 2018. Hekuran Hoxha është arrestuar edhe në vitin 2009 si i dyshuar për trafikimin e rreth 400 kg heroine në itali.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *