E enjte, 1 Tetor 2026 Mes'dritë Live deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

Operacioni “Farmacia”, arrestohen tre persona në Kapshticë

Tre persona janë vënë në prangat e policisë dhe janë proceduar penalisht dy doganierë të Doganës së Kapshticës, për shpërdorim detyre të cilët akuzohen për kontrabandë.

 

Reklamë

Ndalimi i tyre është bërë në sajë të operacionit të koduar “Farmacia”. Të arrestuarit janë shtetasit me iniciale  Y.C, 47 vjeç,  R.N, 35 vjeç, dhe R.Xh, 58 vjeç dhe janë proceduar penalisht punonjësit e Doganës së Kapshticës K.P, 39 vjeç dhe  H.Xh, 52 vjeç.

 

Gjatë kontrollit që shërbimet e Policisë, kanë ushtruar në mjetin tip “Benz” të shtetasit Y.C, në Korçë, iu gjet e sekuestrua në cilësinë e provës materiale një sasi medikamentesh të dyshuara kontrabandë, të cilën ky shtetas ia kishte marrë shtetasit R.Xh, i cili me mjetin e tij tip “Volksëagen Sharon”, bënte kalimin në mënyrë të kundërligjshme të saj, nga Greqia drejt Shqipërisë, nëpërmjet Pikës së Kalimit Kufitar të Kapshticës, duke shmangur detyrimet doganore.

 

Nga veprimet hetimore të kryera dyshohet se dy doganierët shtetasit K.P dhe H.Xh, kanë shpërdoruar detyrën duke mos ushtruar kontrollin e duhur në brendësi të mjetit tip “Volksëagen Sharon” të shtetasit R.Xh.

 

Sasinë e medikamenteve shtetasi Y.C, do ta transportonte nga Korça në drejtim të Tiranës, për në farmacinë e shtetasit R.N, gjatë kontrollit të ushtruar në ambjentet e së cilës, iu gjet  e sekuestrua një tjetër sasi tjetër medikamentesh me mbishkrime të huaja, të dyshuara si kontrabandë.

Vazhdo të lexosh

Reklamë