Subscribe

Nje operacion i gjere i koordinuar mes njësive te specializuara te antiterrorizmit është ndërmarrë ne Shqipëri, Kosove dhe Maqedoni. Operacioni, i cili ende nuk konsiderohet i përfunduar, ka çuar ne arrestimin e katër shqiptareve si dhe shoqërimin e 16 personave nga te cilët 5 janë te huaj dhe te tjerët shqiptare. Ndërhyrjet e strukturave te angazhuar ne luftën kundër terrorizmit dhe policsie se shtetit janë bere ne disa qytete: Tirane, Shkodër, Dibër dhe Elbasan. Te arrestuarit dyshohet se ne bashkëpunim me njeri- tjetrin, por edhe me persona te tjerë, propagandonin nxitjen e urrejtjes fetare e rekrutonin luftëtare per Shtetin Islamik ne Siri. Provat e grumbulluara i jane dërguar tashme Prokurorisë se Krimeve te Renda, e cila do te vazhdoje me teje hetimet.

Paralelisht ne Kosove jane ushtruar një seri kontrollesh si dhe janë arrestuar 7 te dyshuar si nxitës te veprave qe kane qëllime terroriste. Ata janë kapur ne Prishtine, Mitrovice e Ferizaj fale operacionit te antiterrorit dhe Prokurorisë Speciale ndërsa do te përballen me akuzën: Veprime kundër rendit kushtetues dhe sigurisë. Edhe forcat speciale ne Maqedoni janë angazhuar ne operacionin e përbashkët mes tre vendeve. Ne periferi te Shkupit është prangosur nje person, pasi ka te dhëna se është i përfshirë ne organizatën terroriste, ndërsa katër te tjerë, pas marrjes ne pyetje janë lënë te lire. Mësohet se ne Shqipëri lëvizjet e te arrestuarve mbikëqyreshin prej nje kohe te gjate edhe nga Agjentet e Shërbimit Informativ Shtetëror. Policia nuk ka dhënë shume detaje nëse katër te prangosurit kane arritur te rekrutojnë ose jo luftëtare për Shtetin Islamik.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *