Subscribe

Policia e Korçës finalizoi një operacion të gjerë antidroge.

24 persona u arrestuan dhe 7 të tjerë u shpallën në kërkim. Ata akuzohen për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” , kryer në bashkëpunim.

Operacioni i koduar “Knock down” u ndërmor pas pesë muajsh hetime intensive të kryera nga uniformat blu në bashkëpunim me prokurorinë e rrethit gjyqësor Korçë. Në total, gjatë kësaj periudhe u proceduan 101 persona, por vetëm për 31 prej tyre Gjykata vendosi masën e sigurisë “arrest me burg”.

Burime pranë grupit hetimor thanë se të ndaluarit e kishin ngritur aktivitetin në të gjithë qarkun e Korçës, por jo vetëm. Ata shpërndanin kryesisht heroinë, kokainë e kanabis.

Gjatë aksionit u angazhuan 80 efektivë policie, ndërsa u sekuestruan sasi të ndryshme droge si dhe vlerash monetare.

 

“GJOVALIN LOKA

DREJTORI DREJTORISË VENDORE TË POLICISË KORÇË

Në këtë fazë të operacionit janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale: 420 gramë kokainë, 340 gramë kanabis, 21.6 gramë heroinë, metadon, 1.556.300 lekë, 20.595 euro, 110 dollarë, 280 paund, 50 telefona celularë, 20 automjete, 5 peshore elektronike, 1 radio marrëse policie, 1 përforcues grushti, dokumente identifikimi të shtetasve të ndryshëm.”

 

Ndërkohë, vijojnë hetimet për 70 personat e tjerë të përfshirë në këtë aktivitet kriminal. Mes tyre ka dhe punonjës policie të cilët nga hetimet rezultuan të implikuar në këtë aktivitet kriminal.

 

Të arrestuar:

 

1.Rodolf Mara, 38 vjeç, banues në në Korçë.

2.Olger Hasan, 37 vjeç, banues në Korçë.

3.Romeo (Ilir) Starovecka, 43 vjeç, banues në Korçë.

4.Mateos Aliko, 27 vjeç, banues në Korçë.

5.Juxhin Kulla, 37 vjeç,  banues në Korçë.

6.Klajdi Avramushi, 32 vjeç, banues në Korçë.

7.Joan Xhambazi, 25, vjeç, banues në Korçë.

8.Musjano Ali, 29 vjeç, banues në Korçë.

9.Kristi Ndoja, 25 vjeç, banues në Korçë.

10.Arten Zallëmi, 33 vjeç, banues në Korçë.

11.Elton Manka, 34 vjeç, banues në Korçë.

12.Edjon Agolli, 42 vjeç, banues në Korçë.

13.Nikolin Pulluqi, 26 vjeç, banues në Korçë.

14.Letion Rënxa, 34 vjeç, banues në Korçë.

15.Igor Mihali, 35 vjeç, banues në fshatin Çiflig, Korçë

16.Vasjan Shtambari, 39 vjeç, banues në Korçë.

17.Kristo Shkembi, 39 vjeç, banues në Korçë.

18.Sokol Haxhi, 40 vjeç, banues në Bilisht.

19.Andrea Bleta, 34 vjeç, banues në Bilisht.

20.Emanuel Muka, 30 vjeç, banues në Maliq.

21.Andrea Miçani, 31 vjeç, banues në Korçë.

22.Elton Adili, 41 vjeç, banues në Korçë.

23.Andi Duka , 44 vjeç, banues në Elbasan.

24.Sajmir Suvaria 31 vjeç, banues në Korçë.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *