Katër është numri i të arrestuarve në kuadër të megaoperacionit policor mbarëkombëtar të koduar “Tempulli”, në qarkun Berat. Policia njofton se ka sekuestruar 21 doza kokainë, 1 përforcues grushti, si dhe 5 aparatë celularë.

 

Operacioni është ende në vijim në qarkun e Berat dhe në të gjithë vendin. Deri më tani janë vënë në pranga 233 persona, të cilët akuzohen si të përfshirë në shit-blerjen e lëndëve narkotike.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *