Subscribe

Policia italiane ka zbardhur detajet e operacionit të datave 6-7 prill i cili çoi në sekuestrimin e rreth 1.5 tonëve marjuane të trafikuar me skaf nga Shqipëria drejt Italisë.

 

Ne operacion u përfshihen forcat ajrore dhe detare të 4 shteteve, Itali, Greqi, Shqipëri dhe Portugali, te koordinuara nga misioni europian Frontex. Operacioni u zhvillua natën e 6 prillit, pas sinjalizimit te ardhur nga Guardia di financa italiane për nisjen e gomones nga brigjet shqiptare ne drejtim te Kalabrisë.

 

Pasi kanë zbarkuar ngarkesën me drogë në brigjet e komunës së Lokrit në Kalabri, skafistët janë larguar me shpejtësi. Menjëherë ka nisur ndjekja e gomones nga ajri dhe ne det, qe ka zgjatur deri ne orën 16.43 minuta të datës 7 prill.  Pas disa të shtënave paralajmëruese me armë në ajër, skafistët janë dorëzuar në afërsi të Kretës.

 

Si rezultat i operacionit, tre skafistet janë arrestuar ne det, ndërsa 4 persona te tjerë janë arrestuar ndërsa rikuperonin në brigjet italiane ngarkesën me drogë, e cila është sekuestruar, se bashku edhe me gomonen.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *