14 persona u prangosën gjatë një operacioni të gjerë antidrogë, i cili u shtri në disa shtete. Në një dalje publike për mediat nëndrejtori i përgjithshëm i policisë Ardian Çipa, tha se gjatë operacionit të koduar “Ballkani” u zbulua grupi i strukturuar kriminal i cili trafikonte drogë që prej vitit 2015 ndërkohë që të përfshirë janë dhe biznesmenë shqiptare. Në total u sekuestruan 26 kilogramë heroinë në Shqipëri 1,8 kilogramë kokainë në Greqi si dhe 183 kilogramë marijuanë.

Gjatë hetimit rezultoi se furnizues me lëndë narkotike Heroinë nga Turqia përmes ndërmjetësuesve turq dhe kosovarë, bënin dërgesa me lëndë narkotike nga Turqia për në Kosovë, Shqipëri dhe më pas Greqi apo vende të tjera të BE-së. Po kështu, segmente të këtij grupi bënin dhe dërgesa me Marijuanë nga Shqipëria për në Maqedoni, Greqi apo Turqi. Pjesëtaret e këtij rrjeti dyshohet se kanë komunikuar dhe janë takuar si në Shqipëri ashtu dhe në Kosovë, Greqi duke u dakordësuar për ngarkesat e lëndës narkotike dhe rrugët e tyre.

 

1.     Jurgen Molla, 38 vjeç, lindur në Lezhë e banues në Tiranë. Ai është bashkëpronar në firmën e ndërtimit “MOLLA shpk”, nën emrin e së cilës është ndërtuar një kompleks pallatesh në zonën midis Yzberishtit dhe Kasharit. Njihet edhe me emrin Miri Molla.

2.     Shyqyr Kotorri, 38 vjeç, lindur e banues në Kreshovë, Përmet, investitor në fushën e ndërtimeve;

3.     Anesti Koromani, 35 vjeç, lindur në Skrapar e banues në Tiranë, investitor në fushën e ndërtimeve.

4.     Nuredin Nazëraj, 63 vjeç, i njohur si Dilo Nazëraj, pronar i një hoteli luksoz në Vlorë;

5.     Lulzim Qorri, 42 vjeç, lindur e banues në Grabian të Lushnjës;

6.     Denis Sinameta, i njohur si Roland LLeshi, 36 vjeç, lindur e banues në Tiranë.

7.     Blerim Ukimeraj, 39 vjeç, lindur e banues në Kosovë.

 

Në Shqipëri janë shpallur në kërkim dhe dy persona të tjerë, në Greqi janë arrestuar 10 vete, në Maqedoni 5 ndërkohë që në Kosovë 4 persona janë ende në kërkim.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *