E mërkurë, 23 Shtator 2026 Trashëgimtari Halef deri në 19:00 Në vijim ora 19:00: Lajme Ora 19:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

Operacion policor në Vlorë, RENEA kontrolle në zonën e “Ujit të Ftohtë”

Pamje nga operaconi i SPAK

Një operacion i gjerë policor është duke u zhvilluar në zonën e Ujit të Ftohtë në qytetin e Vlorës, ku janë angazhuar forcat speciale RENEA dhe struktura të tjera të Policisë së Vlorës.

Gjatë aksionit po kryhen kontrolle në banesa të ndryshme, si dhe po verifikohen persona të dyshuar me precedentë kriminalë.

Burime nga terreni bëjnë me dije se në operacion janë përfshirë një numër i madh efektivësh policie, të cilët kanë rrethuar zonën dhe po zhvillojnë kontrolle të detajuara.

Për të monitoruar të gjithë perimetrin e zonës së Ujit të Ftohtë, policia po përdor edhe dronë nga ajri, me qëllim mbulimin dhe kontrollin e plotë të territorit.

Operacioni policor vijon ende dhe pritet që në vijim të ketë më shumë detaje lidhur me rezultatet e këtij aksioni.

Vazhdo të lexosh

Reklamë