Prej disa orësh ne detin Mesdhe prane brigjeve te ishullin grek te Kretës po zhvillohet nje operacion per shpëtimin e qindra emigranteve, pasi anija e tyre u përmbys ne det. Deri tani kane arritur te shpëtohen rreth 300 persona, ndërsa janë gjetur trupat e tre personave te mbytur. Ne operacion jane përfshire katër anije te rojës bregdetare dhe disa helikopterë. Emigrantet kishin njoftuar se ndodheshin ne vështirësi. Nuk dihet se sa persona gjendeshin ne anijen rreth 30 metra te gjate, por besohet se ajo mund te ketë transportuar rreth 700 vete. Shume emigrante rezultojnë te zhdukur. Ata ishin nisur nga nje port afrikan me destinacion Italinë. Qe prej mbylljes se korridorit ballkanik, kjo është rruga e re per ta. Mijëra emigrante te tjere qe kane mbërritur ne Greqi ndodhen ne qendrat e strehimit. Kushtet jane te vështira dhe shpesh shënohen tensione dhe përplasje mes emigranteve. Me e fundit ndodhi ne nje kamp ne ishullin Lesbos, ku 70 persona u plagosen. Dy grupe emigrantesh nga Pakistani dhe Afganistani u përleshen dhe u vunë zjarrin ambienteve.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *