Policia e shtetit është duke zhvilluar një mega operacion kundër trafikut të qenieve njerëzore. Operacioni ka nisur me urdhër të Prokurorisë së Krimeve të Rënda.

 

Burime nga organi i akuzës bëjnë me dije se deri më tani janë lëshuar 34 urdhër arreste, disa prej të cilave janë për tu ekzekutuar.

 

Personat e përfshirë në këtë veprimtari kriminale, dyshohet se kryenin trafikim të qenieve njerëzore drejt SHBA-së, Kanadasë dhe Anglisë.

 

Mes personave të hetuar janë edhe punonjës policie në pikat e kalimit kufitar në Kapshticë e Kakavijë.

 

Hetimet për këtë grup kanë rreth 6 muaj që kanë filluar, ndërsa ky operacion vjen pas atij të zhvilluar në muajin tetor të vitit të kaluar, ku u goditën 7 grupe kriminale për kalim të paligjshëm të kufirit dhe u arrestuan 39 persona.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *