Subscribe

Shkatërrohen 4 grupe kriminale të trafikut ndërkombëtar të drogës në Itali.

Nga megoperacioni i përbashkët i SPAK dhe Antimafias se Firences, janë lëshuar 83 fletë-arreste, shumica shqiptarë që trafikonte droga të forta dhe sintetike.

Lexo edhe :

Related Posts

Itinerari i lëndëve narkotike kishte pikënisje vendin tonë, e më pas transportohej me gomone drejt Brindisit ose në rrugë tokësore përfundonte në Holandë me makina që kishin dysheme të dyfishtë ose ndarje të fshehta.

Sikundër në Itali e Holandë, operacioni i koduar me emrin  “Muratori” është shtrirë edhe në Spanjë, Gjermani e Mbretëri të Bashkuar. Nga 83 urdhër arrestet e prera, 67 persona kanë përfunduar në pranga, në secilin prej këtyre shteteve.

Për të ruajtur sasitë e drogës, organizatat kriminale përdornin bunkerë, që janë zbuluar gjatë hetimeve.

 

Prokurori Vladimir Mara pranoi se janë bllokuar 200 llogari bankare.

“Është e qartë që krimi i organizuar ka kaluar çdo lloj kufiri. Pa një bashkëpunim të drejtpërdrejtë nuk mund të luftohet. Janë sekuestruar në Shqipëri mbi 200 llogari bankare të personave të përfshirë në këtë aktivitet, 30 shoqëri tregtare, 18 pasuri të paluajtshme dhe pasuri të tjera të luajtshme. Këto janë pasuri që i janë hequr nga dora krimit të organizuar dhe do te kalojnë në llogari të shtetit. Më 27 qershor 2023 janë arrestuar 21 persona. Te gjithë ketë ishin trafikante te narkotike nga vendet e Lindjes së Mesme drejt Europës”, tha prokurori i SPAK, Vladimir Mara.

Ndërsa zyrtarisht Prokuroria e Posaçme thotë se nga operacioni i mëngjesit të sotëm janë sekuestruar pasuri me vlerë 5 milionë euro.
“Vitin e kaluar, gjatë një operacioni kundër të njëjtit grup të krimit të organizuar u arrestuan në Shqipëri 21 shtetas shqiptarë. Ky operacion çoi gjithashtu në sekuestrimin e një sasie narkotikësh me vlerë prej 2.7 milionë eurosh. Operacioni i sotëm ka çuar në sekuestrimin e pasurive në vlerën 5 milionë euro. Në Shqipëri janë sekuestruar: 32 subjekte tregtare, 45 automjete, 4 motomjete, mbi 200 llogari bankare, 19 pasuri te paluajtshme”, thuhet në njoftimin e SPAK. “

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *