E diel, 27 Shtator 2026 Kartonat e Mengjesit deri në 10:00 Në vijim ora 10:00: Zilia Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kosova

Operacion kundër piraterisë në Kosovë, 10 persona në pranga

Policia e Kosovës ka ndërmarrë një operacion te gjere kundër piraterisë.

 

10 persona kanë rënë në pranga për “cënim të të drejtave të autorit” dhe “tregti të ndaluar”. Ata dyshohen se kanë përfituar në mënyrë të paligjshme duke shitur platforma të kanaleve televizive duke ofruar shërbimin IPTV pa leje dhe pa autorizim paraprak.

 

Me këto veprime të dyshuarit kanë dëmtuar kompanitë të cilat kryejnë veprimtari të rregullt në këtë fushë sipas ligjeve në fuqi.

 

Policia e Kosovës përmes një njoftimi bën të ditur se operacioni i kontrollit është zhvilluar në pesë rajone të Kosovës: Prishtinë, Mitrovicë, Pejë, Gjilan dhe Gjakovë. Gjatë operacionit janë kontrolluar 10 lokale-biznese, 2 si dhe shtëpi. Ne këto ambiente janë sekuestruar 4 laptopë, 2 celularë, një televizor si dhe 4 usb.

 

Policia e Kosovës konfirmo se aksioni për goditjen e piraterisë dhe cenimit të të drejtave te autorit nuk do te ndalet por do te shtrihet edhe ne ditët ne vijim.

Vazhdo të lexosh