Subscribe

Policia e shtetit nisi një aksion te gjere antikanabis ne te gjithë vendin dhe deri tani janë sekuestruar 1 ton e 216 kilogramë hashash e asgjësuar mbi 8 mijë rrënjë kanabisi. Afro 300 forca u angazhuan paralelisht ne disa qarqe por vëmendja kryesore u përqendrua ne Shkodër,Vlore e Gjirokastër. Gjatë operacionit të koduar “Buzëqeshja”, policia ka kontrolluar fshatrat Kuç, Kallarat, përgjatë lumit Vjosë e deri në Mesaplik.
Në qytetin bregdetar në pranga ra pronari i një firme private Ferdinant Mile. Gjatë kontrollit në afërsi të Ujit të Ftohtë në pallatin e ndërtuar prej 47-vjeçarit u gjetën thasë me 41 kilogramë lëndë narkotike. Sasi rekord e kanabisit u sekuestrua ne Tepelenë dhe Përmet këtë te premte. Policia ben me dije se gjatë u kapen 920 kilogramë hashash. Ne përroin e fshatit Odriçan”, ne Piskovë te Permetit, kultivuesit te cilit munden t’i shpëtonin policisë, kishin ndërtuar nje kapanon me llamarina, ku pas kontrollit u gjeten rreth 400 kg lëndë. Me herët, në një objekt të braktisur në vendin e quajtur minierat e gusharit, u prangos 34-vjeçari Astrit Selmani nga Saranda, ndërsa në ndërtesë u zbuluan 30 kg kanabis e përpunuar dhe 180 kg në proces tharje. Ne Tepelene në fshatin Matohasanaj, u sekuestruan nga policia 170 kilogramë lëndë narkotike, teksa ne pranga ranë Adhurim Harizi. Edhe në fshatin Nivicë në afërsi të rezervuarit, në dy kasolle u gjetën 310 kg lëndë narkotike në proces tharje si dhe bimë të kultivuara.
Në zonën e Krujës, policia zbuloi ambiente të përshtatura për kultivim e tharje. Në total në fshatin Kameras u sekuestruan 85 kg kanabis sativa, 1100 bimë në proces tharje dhe 1 00 të kultivuara. Gjatë ndërhyrjes së policisë u arrestuan Edrin Sulaj, nga Mamurrasi si dhe një 17-vjeçar. Policia nisi procedim në gjendje të lirë edhe ndaj një personi tjetër pasi hashashi u gjet në afërsi të banesës së tij.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *