Një tjetër superoperacion antidrogë është zhvilluar në të gjithë vendin.

Peshën më të madhe e ka antidroga e Tiranës ku mësohet se janë goditur disa grupe kriminale që merreshin me shitjen e me shpërndarjen e lëndëve narkotike.

Lexo edhe :

Related Posts

Sipas burimeve janë lëshuar 250 urdhërarreste  dhe janë ekzekutuar rreth 200 prej tyre.

Operacioni është shtrirë në disa qarqe si Shkodër Vlorë, Fier Elbasan, Korçë etj.

Gjatë operacionit janë sekuestruar sasi lëndësh narkotike, kryesisht kokainë dhe kanabis, por edhe lloje të tjera. Gjithashtu gjatë kontrolleve janë sekuestruar edhe disa  armë zjarri.

Ndërhyrja e policisë është vijim i megaoperacionit “Tempulli” i realizuar disa muaj më parë./vizionplus.tv

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *