Subscribe

25 persona janë arrestuar nga policia gjatë një megaoperacioni të shtrirë në disa qarqe të vendit.

 

Operacioni i quajtur ‘Sundimi i Ligjit’ vuri në pranga persona të shpallur në kërkim për vepra të ndryshme penale, por disa prej tyre janë kapur në flagrancë.

 

19 persona ishin shpallur në kërkim kombëtar, ndërsa një tjetër ishte në kërkim ndërkombëtar. Policia arriti që 5 të tjerë ti arrestojë, pasi u kapën me armë dhe drogë.

 

Në aksion u angazhuan më shumë se 1800 efektivë, përfshirë edhe RENEA-n që kryen kontrolle në Tiranë, Shkodër, Dibër, Fier, Berat etj.

 

Gjithashtu blutë kanë arritur që të sekuestrojnë 9 armë zjarri, municione, drogë si dhe shuma të konsiderueshme parash.

 

Në mesin e të arrestuarve në Dibër është Mërgim Lazri, i shpallur në kërkim ndërkombëtar për vrasjen e një arkitekti italian në qershor të vitit 2021.

 

Ministri i Brendshëm Balla tha se operacioni Sundimi i Ligjit do të vijojë për kapjen e personave të rrezikshëm të shpallur në kërkim për vepra të ndryshme penale.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *