E martë, 10 Nëntor 2026 Mes'dritë Live deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Vendi

Operacion antikanabis në Shkodër, asgjësohen mijëra bimë

Ky është momenti i ndërhyrjes së uniformave blu në zonën e Shkodrës, ku u gjetën dhe asgjësuan 1785 bimë Kannabis Sativa. Operacioni u zhvillua në dy zona në Bjeshkët e Shoshit dhe në fshatin Pult.

 

Vizion Plus ka mundur të sigurojë pamjet nga momenti i ndërhyrjes se forcave te policisë.

 

Reklamë

Në të parin u gjetën dhe u asgjësuan 397 bimë, kanabis sativa. ndërsa në të dytin, 1388 bimë. Policia po punon për kapjen e kultivuesve.

 

Ndërkohë në Tiranë forcat operacionale sekuestruan 60 kilogramë kanabis, si dhe arrestuan dy persona. Siciljan Cakraj dhe Bujar Rryta ranë në prangat e policisë në zonën e unazës së re. Ata lëviznin me një makinë fuoristradë dhe drogën e fshihnin në banesën e Rrytajt në fshatin Larushk. Gjatë kontrollit të shtëpisë, droga u gjet në disa fuçi, ndërsa u sekuestruan dhe tre armë gjahu.

 

Edhe në Kukës janë asgjësuar 120 rrënjë bimë narkotike,  ndërsa është proceduar në gjendje të lirë nje inspektor i shërbimit pyjor për “moskallëzimi i krimit”.

 

Policia e shtetit vijon operacionin masiv antikanabis në të gjithë territorin e vendit, nga ajri e toka.

 

Më shumë video

Reklamë