E diel, 8 Nëntor 2026 Lajmet e Fundit dhe Moti deri në 23:30 Në vijim ora 23:30: Film TV Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

Operacion antidrogë në Vlorë

 

Policia e Vlorës sekuestroi sot rreth 38 kg kanabis sativa, ndërsa asgjësoi 339 bimë narkotike në fshatin Lapardha. Agjentët e antidrogës proceduan penalisht 4 persona dhe shpallën në kërkim dy të tjerë. Operacioni u zhvillua në aksin rrugor Kotë-Drashovicë, ku policia bllokoi një automjet, i cili u braktis nga drejtuesi i tij. Pas kontrollit, uniformat blu gjetën drogën të ndarë në 7 pako, e cila ishte bërë gati për t’u trafikuar.

 

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë