Policia ka finalizuar me sukses dy operacione antidrogë të koduar “Shëndëllia” dhe Kota, ku tre persona u arrestuan në flagrancë.

 

Operacionet u zhvilluan në Sarandë e në Vlorë nga ku u sekuestruan gjithashtu edhe 98 kilogramë kanabis.

 

Kështu në operacioni “Shëndëllia” që u organizua në fshatin Shëndëlli në Sarandë u arrestuan dy shtetas.

 

Shtetasit e arrestuar janë K.Ll. dhe F.Ll 48 dhe 18 vjeç, babë e birë.

 

Ata akuzohen për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike” dhe “Kultivimi i bimëve narkotike” kryer në bashkëpunim, pasi gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e tyre Policia gjeti dhe sekuestroi 83 kilogramë lënde narkotike, si dhe disa kubikë ku dyshohet si ishin kultivuar fara cannabis sativa.

 

Ndërsa në operacionin e koduar “Kota” u arrestua shtetasi G.H. 31 vjeç, banues në fshatin Kotë, në Vlorë.

 

31 vjeçari u arrestua pasi gjatë kontrollit të ushtruar në automjetin e tij tip “Mercedes Benz” në aksin rrugorë “Lapardha-Kotë”, iu gjetën 15 kilogramë kanabis.

 

31 vjeçari akuzohet për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike”

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *