E diel, 8 Nëntor 2026 Kartonat e Mengjesit deri në 09:00 Në vijim ora 09:00: Megi dhe Bianka Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Kronikë

Operacion antidrogë në Shëngjergj

Ky është momenti i arrestimit te katër te rinjve nga Shëngjergji i Tiranës. Ata u kapën duke transportuar një sasi lëndësh narkotike.

 

Ndalimi i tyre u bë nga specialistët e komisariateve të policisë 4 dhe 5, pasi në makinën tip “Opel” me të cilën udhëtonin te rinjtë, u gjeten 12 thasë me kanabis me peshë totale 45 kilogramë.

 

Reklamë

Endrit Varrosi, Klajdi Disha, Malvin Lika, dhe Klajdi Agaj akuzohen për prodhim dhe trafikim narkotikësh, ndërsa policia vijon kontrollet ne zone për zbulimin e parcelave me hashash.

 

Pak dite  me pare ne takimet sensibilizuese te policisë, Prefekti i Tiranës e cilësoi Shëngjergjin, si një ndër zonat më problematike për kultivimin e kanabisit.

 

Më shumë video

Reklamë