E shtunë, 26 Shtator 2026 Trazira në Parajsë deri në 07:00 Në vijim ora 07:00: Lajme Ora 7:00 Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

Operacion antidrogë në Korçë, tre të arrestuar, dy në kërkim

Tre persona janë arrestuar dhe dy të tjerë janë shpallur në kërkim pas një operacioni antidrogë nga Drejtoria Vendore e Policisë Korçë.

Të tre personat e arrestuar janë nga qyteti i Korçës, po ashtu edhe dy personat e tjerë të shpallur në kërkim, mëson gazetari i Vizion Plus, Tonin Frroku.

Burime të siguruara thanë se gjatë kësaj kohe personat e arrestuar por edhe ata në kërkim kanë qenë në përgjim dhe vëzhgim policor për shpërndarje të sasive të ndryshme të drogës në qytet dhe jo vetëm.

Operacioni është në vijim. Policia nuk ka bërë me dije detaje të këtij operacioni përfshirë dhe sasinë e drogës që i është sekuestruar personave të arestuar./vizionplus.tv

Vazhdo të lexosh