Subscribe

Policia e Durrësit, në bashkëpunim me Policinë e Shtetit, zhvilloi një operacion antidrogë këtë të premte.

 

Gjatë aksionit, u sekuestruan 62 kg kanabis dhe u arrestuan shtatë persona.

 

Shtetasit K. C., 39 vjeç, O. D., 44 vjeç, K. M., 20 vjeç, banues në Tiranë, G. L., 28 vjeç, banues në Dibër, A. Gj., 39 vjeç, G. S., 22 vjeç dhe A. S., 40 vjeç, banues në Krujë po lëviznin në aksin Vorë-Fushë Krujë me tre mjete të ndryshme.

 

Droga u gjet në një prej mjeteve dhe bashkë me të, u sekuestruan si prova materiale edhe mjetet e 12 aparate celularë.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *