Subscribe

Në skenën e teatrit “Migjeni” të Shkodrës u shfaq premiera e shfaqjes “Opera për tre grosh”, një kryevepër e Bertold Brecht e shkruar në 1930-ës, e cila sfidon normat sociale dhe na bën të pyesim veten: A është e mundur të jesh i ndershëm në një shoqëri që nuk e vlerëson ndershmërinë?

Regjisori japonez Kuinaki Ida i cili pati eksperiencën e parë në këtë qytet, thotë se e gjithë bota jeton me një ligësi të madhe gjë për të cilën njeriu duhet të reflektojë.

“Në këtë shfaqje shtruam pyetjen se çfarë është njeriu, kjo pyetja e madhe që u hodh sot. Në çdo shtet të botës thuajse është një situatë e vështirë, ka shumë ligësi, egoizëm, diçka shumë e rëndësishme pastaj është edhe lufta për paratë dhe pastaj lind pyetja e madhe çfarë është qenia njerëzore? Dhe duhet të reflektojmë për këtë, nuk ka një përgjigje ekzakte. Kam punuar me nacionalitete të ndryshme, por aktorët shqiptarë kanë një ndjeshmëri të madhe dhe kjo na intereson shumë, është e rëndësishme”, tha Ida.

Edhe për aktorët kjo vepër e cila flet për aktualitetin më shumë se kurrë, ishte një mundësi e mirë që teatri t’i flasë publikut dhe të nxisë reagim.

Me një ndërthurje të aktorëve profesionistë nga Shqipëria e Kosova dhe atyre amator, kjo shfaqje do të vijojë edhe në datat 4 dhe 5 tetor. /vizionplus.tv

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *