E martë, 15 Shtator 2026 Lajme Ora 19:00 dhe Moti deri në 20:00 Në vijim ora 20:00: Zilia Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Kulturë

“Open cinema” në Gjirokastër

E mbetur pa kinema për thuajse tre dekada, Gjirokastra ka zgjedhur qe projeksionet e filmave ti realizoje gjate sezonit te verës si një kinema e hapur, e qe nga data 28 korrik, qyteti i gurte është bere stacioni i kinemasë botërore.

 

Dokumentare e filma nga e gjithë bota kane tërhequr vëmendjen e turisteve tek Bashteja e Teqesë, ku prej orës 20.30 e deri ne mesnate, arti i shtate i mirëpriste të gjithë.

 

Edhe artistet ishin pjese e kësaj kinemaje te hapur. Skulptori Mumtaz Dhrami e aktori Bujar Asqeriu i janë bashkuar ikonës se ekranit shqiptar ne vitet 80, Silvana Braçes që ne këtë kinema verore, prezantonte produksionet.

 

Por ekrani i madh ne odeonin koncertor është vetëm një nder eventet që organizon bashkia e Gjirokastrës këtë sezon veror.

 

Open Cinema do te ule siparin mbrëmjen e kësaj te marte.

 

admin
Gazetar/e · Vizion Plus · Redaksia e Vizion Plus.
Të gjithë artikujt

Më shumë video