Ish-ministri Tritan Shehu e konsideron një dështim takimin në Beograd të Ramës, Vuçiç dhe zv.kryeministrit të Maqedonisë së Veriut, në kuadër të nismës “Ballkani i Hapur”.

 

Në një lidhje direkte me edicionin qendror të lajmeve në “Vizion Plus”, Shehu deklaroi se kjo nismë  i shërben vetëm Serbisë për të dalë vend linder në rajon. Sipas tij, ky projekt është ndërtuar për të lënë jashtë loje procesin e Berlinit, si dhe për të zbehur pavarësinë e Kosovës.

 

“Qeveria e Maqedonisë së Veriut nuk ekziston. Qeveria atje ka rënë sepse qytetarët votuan kundër projetktit të Zaevit, që është Ballkani i Hapur, i cili kërkon të tërheqë Ballkanin drejt Lindjes nëpërmjet traktatit të Euroazian, mbledhja sot ishte një dëshitm i plotë. Është nje projekt që nuk financohet nga BE, nuk kontrollohet nga BE dhe nuk garantohet nga BE. Pse duhet të krijohet një iniciativë tjetër me iniciator Vuçiç. Pse duhet t’i japin Vuçiç rolin lider në Ballkan, t’i japin rolin garant të kësaj nisme. Rama ka bërë një gabim trashanik. Rama ka shkelur rëndë parime dhe interesa të larta të shqiptarëve. Kjo rrugë me Balllkanin e Hapur të çon në Lindje. Ky projekt i shërben Serbisë për të ecur në rrugen e Jugosllavisë së re, për të zbehur pavarësinë e Kosovës, e për ta dalë vendi lider në Ballkan. Pse ju mendoni që Vuçiç do të ulet ne tavolinë me Kosovën si të barabartë. Mund të ulen të barabartë vetëm me projekte që janë të kontrolluara nga BE. Rama nuk e do integrimin evropian. Ai e sheh të ardhmen në Lindje, që është vendi i autokratëve dhe jo demokratëve. Ky projekt i Ballkanit të Hapur është ndërtuar për të lënë jashtë loje procesin e Berlinit, si dhe për të lënë në hije Kosovën.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *