Subscribe

Çmimi i naftës ne bote qe ka arritur ne minimum historik, me 40 dollarë per fuçi pritet te pësoje tjetër rënie, pasi prodhuesit me te mëdhenj te saj dështuan ne arritjen e një marrëveshjeje per ngrirjen e prodhimit. Te mbledhur ne Doha te Katarit vendet anëtare te organizatës OPEC dhe prodhues te tjerë nuk gjeten konsensus, qe do te sillte edhe nje stabilizim te çmimeve ne tregje. Pas gjashte ore negociatash, ministri i Energjisë se Katarit, Saleh al-Sada deklaroi se konsultimet mes palëve, megjithatë do te vijojnë deri ne takimin e radhës ne muajin qershor. Ne takim nuk ishin te pranishëm te gjitha përfaqësuesit, siç ndodhi me Iranin, vend te cilit i janë hequr sanksionet ndërkombëtare qe pengonin hedhjen e naftës ne tregjet botërore. Teherani e ka bere te qarte se nuk do te pranoje propozimet per kufizimin e prodhimit te arit te zi. Përgjatë muajve te fundit kishte pasur mosmarrëveshje per impaktin qe do te kishte mbi çdo vend te OPEC-ut ngrirja e prodhimit te naftës. Me shume nga ulja e çmimit po vuajnë Ekuadori dhe Venezuela, ekonomitë e te cilave kane pësuar rënie. Prodhues te mëdhenj te OPEC-ut si Arabia Saudite këmbëngulin te mbajnë nivele te larta te prodhimit te naftës, pasi nuk duan te humbasin klientë nga vende joprodhuese, si SHBA. Sipas analisteve, çmimet e naftës pritet te pësojnë serish ulje deri ne 35 dollarë per fuçi, krahasuar me nivelin aktual prej 40 dollarësh.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *