Subscribe

Adriatik Llalla e mbyll mandatin ne 7 dhjetor dhe pasuesi i tij zgjidhet me 71 vota. Ky është gjykimi i dy misioneve qe asistojnë Shqipërinë; Opdat i Shteteve te Bashkuara dhe Euralius i Bashkimit Europian. Ndërsa pritet qe parlamenti te vendose per fatin e numrit nje te organit te akuzës, dy misionet i kane nisur nje opinion Komisionit te Ligjeve.

 

“Mandati i Prokurorit të Përgjithshëm në detyrë përfundon në fillim të dhjetorit. Këshilli i Lartë i Prokurorisë, i cili është përgjegjës për emërimin e Prokurorit të Përgjithshëm ende nuk është themeluar. Prandaj, zbatohet regjimi kalimtar për zgjedhjen e Prokurorit të Përgjithshëm të përkohshëm.”

 

Ky moment është parashikuar ne ligjin per Prokurorinë,  ku specifikohet se me vendim te parlamentit per te kryer përkohësisht funksionet e Prokurorit te Përgjithshëm caktohet nje nga prokurorët me me shume eksperience. OPDAT dhe EURALIUS marrin ne shqyrtim edhe çështjen e numrit te votave qe kërkohen per te zgjedhur pasuesin e Llalles, duke specifikuar se parlamenti nuk zgjedh nje prokuror te përgjithshëm, per te cilin kushtetuta kërkon 84 vota.

 

“Fakti që ligji parasheh rregulla specifike për Prokurorin e Përgjithshëm të përkohshëm, i cili ka një periudhë të kufizuar mandati dhe nuk duhet të konsiderohet Prokuror i Përgjithshëm, por vetëm një prokuror i lartë të cilit në periudhën kalimtare i janë caktuar funksionet e Prokurorit te Përgjithshëm; sugjerojnë që kjo shifër është më e krahasueshme me figurën e një zëvendësprokurori të përgjithshëm, i cili nuk është i rregulluar në Kushtetutë.”

 

Pasi kane argumentuar se parlamenti nuk zgjedh nje Prokuror te Përgjithshëm, OPDAT dhe EURLAIUS japin mendimin edhe per numrin e votave te nevojshme per miratimin e emrit te ri.

 

“Në situatën që paraqitet këtu, duket se dispozitat kalimtare përcaktojnë të drejtën dhe detyrimin e Kuvendit të zgjedhë një prokuror të lartë,si prokuror i përkohshëm me shumicë të thjeshtë, në prani të më shumë se gjysmës së të gjithë anëtarëve të Kuvendit.”

 

Por mendimi i OPDAT dhe EURALIUS nuk duket se do te mbështetet nga opozita. Demokratet gjykojnë se kuorumi per miratimin e këtij prokurori duhet te jete 84 vota, ashtu siç ka parashikuar kushtetuta per prokurorin e ri te përgjithshëm. Rregullorja ne nenin 55 parashikon se vendimet konsiderohen të miratuara nga Kuvendi, kur për to kanë votuar pro shumica e deputetëve, me përjashtim të rasteve kur në Kushtetutë parashikohet shumicë e cilësuar për miratimin e tyre dhe ne ketë rast sipas PD, kushtetuta parashikon 3/5 e votave te kuvendit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *