Zëvendëskryeministri Erjon Braçe nuk kurseu ironinë me kryedemokratin Lulzim Basha, pas takimit të këtij të fundit me operatorët turistikë në Divjakë.

Përmes një postimi në “Facebook”, Braçe tha se është normale që njerëzit të mos jenë në plazh në ditë jave në atë orë sepse janë të gjithë duke punuar. Por sipas tij, Basha nuk mund ta kuptojë këtë sepse nuk e di se kur dhe si punohet.

“Ooo Zoot! Mbaji mendjen këtij njeriu, Lylzim quhet! Shihe oo Zot; Në ditë pune, e enjte sot, në ditë pazari, e enjte sot, në orë pune, shiheni, ora 10.38, 10.39, 10.40, kryeministri në fryrje, shkon në Divjakë e bërtet me të madhe; Ja plazhi, ja plazhi, me gjona t’mira,  me gjona t’bukra plazhi i Divjakës, po është bosh, s’ka njerëz, nuk pushon njeri, ja plazhi ja plazhi! Natyrisht, një njeri që nuk bën asgjë, nuk punon, por punë quan videoselfie, as e ka idenë se ku punohet,  kur punohet, sa orë punohet,  kur vilet prodhim, kur tregtohet! Ndaj, shkon në Divjakë dhe i kërkon njerëzit në ditë pune, orë pune, në resort e restorant, plazh, ndërkohë që ata janë në fushat e serat e punës.”

Erjon Braçe i kërkoi Lulzim Bashës që të ulë kokën dhe nisë të punojë. Sipas tij, nëse njerëzit punëtorë nuk do të kishin punuar, atëherë askush nuk do të hante dot sot.

“Ule kokën qesharak dhe shprehu mirënjohjen atyre njerëzve që janë në punë e jo në plazh, prej tyre, tamam atyre në Myzeqe-Divjakë, Lushnjë, Berat, Fier, Belsh, ha zotrote, mbeti ndezur ekonomia! E para puna, pastaj restoranti e pishina; Puna Lylëzim, puna! Puna vlen, puna mban, puna nderon! Ti se kupton këtë, ndaj ke ditë që rri tek pishina!”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *