Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
Marina Orikum
16 August 2026
Vizion fokus

Dita e 77 e protestës, qytetarët nisin marshimin në...

Erdogan: Egjipti mund t’i bashkohet marrëveshjes së përbashkët të...

Çfarë po ndodh me zjarret në vend? Ministria e...

Rama për median britanike: Protestat në Shqipëri tregojnë se...

E rëndë në Itali, 26-vjeçari sulmon motrën me thikë,...

Situata e zjarreve në vend, Nufi: Vijon angazhimi i...

Të shtëna me armë në Virxhinia, 5 të plagosur

Si paraqitet situata e zjarreve në vend, Ministria e...

Atentati i dështuar në Elbasan, reagon policia! Detaje të...

Ja kush janë atentatori i dështuar dhe shënjestra në...

Ontario shpall gjendje të jashtëzakonshme

11 Shkurt 22:21

Në Ontario është shpallur gjendje e jashtëzakonshme pas protestave të shoferëve të kamionëve, që kanë paralizuar kryeqytetin, Otavën.

 

Protestuesit kanë bllokuar rrugën kryesore tregtare me Shtetet e Bashkuara.

 

Kryeministri i provincës kanadeze Ontario, Doug Ford, u zotua se do të bëjë gjithçka për t’i dhënë fund protestave.Shoferët e kamionëve po kërkojnë që të hiqen të gjitha kufizimet e vendosura për shkak të pandemisë COVID-19.

 

Gjatë një konference për media, Ford tha më 11 shkurt se ka vënë në fuqi në mënyrë urgjente ligje që synojnë të ndalin ndërprerjen e qarkullimit të lirë të njerëzve dhe mallrave. Në propozimin e ekzekutivit janë përfshirë edhe gjoba deri në 100,000 dollarë kanadezë (80,000 dollarë amerikanë) dhe deri në një vit burgim për ata që e bllokojnë qarkullimin.

 

Ford e pranoi se kanadezët kanë të drejtë të protestojnë në mënyrë paqësore kur nuk pajtohen me Qeverinë, por tha se “kjo më nuk është një protestë”.

 

Shoferët e kamionëve e kanë marrë “peng” qytetin e Otavës – ku jetojnë një milion banorë – dhe “kanë shënjestruar rrugët tona për transportin e ushqimit, karburanteve dhe mallrave përgjatë kufijve tanë”, teksa “kanë tentuar që ta shtyjnë agjendën e tyre politike përmes pengimit, frikësimit dhe kaosit”, tha ai.

 

Ministria e Shëndetësisë së Kanadasë, ndërkaq ka thënë se nuk do të ketë ndryshime në masat e reja për COVID-19 sa i përket masave në kufij.

 

Qendra e Otavës është e bllokuar nga shoferët e kamionëve që dy javë, ndërkaq një urë që lidh Ontarion me qytetin amerikan, Detroid është mbyllur që pesë ditë për shkak të protestave. Ura, që quhet Ura Ambasador, është pikë kyçe që lidh SHBA-në dhe Kanadanë, përmes së cilës kalojnë një e katërta e të gjitha mallrave ndërmjet dy shteteve.

 

Kryeministri kanadez, Justin Trudeau është nën presion të madh për ta vënë situatën nën kontroll, teksa SHBA-ja i ka bërë thirrje Kanadasë që të përdorë fuqitë federale për t’i dhënë fund bllokadave.

 

Protestat nisën në Otavë, teksa protestuesit kundërshtuan paraqitjen e dëshmisë së vaksinimit kundër koronavirusit për shoferët e kamionëve që kalojnë kufirin, në të kundërtën ata duhet të izolohen./R.E.L

Posted Under:
Bota Kryesoret
Tagged:
Gjendje e Jashtëzakonshme rruge Shofere

Nga e njëjta kategori

Erdogan: Egjipti mund t’i bashkohet marrëveshjes së përbashkët të mbrojtjes mes Turqisë, Arabisë Saudite dhe Pakistanit

më shumë...

Rama për median britanike: Protestat në Shqipëri tregojnë se jemi një vend normal evropian

më shumë...

E rëndë në Itali, 26-vjeçari sulmon motrën me thikë, më pas bie nga dritarja dhe humb jetën

më shumë...

Të shtëna me armë në Virxhinia, 5 të plagosur

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Tirana Central Park

Minute pas minute

11:05

Truri ”rinohet” duke mësuar më shumë gjuhë...

10:24

Këto janë shenjat e Horoskopit që harxhojnë...

10:11

Fluksi i turistëve në Berat, rëndohet trafiku...

9:52

Dita e 77 e protestës, qytetarët nisin...

9:35

Erdogan: Egjipti mund t’i bashkohet marrëveshjes së...

9:27

Pse duhet të hani një lugë mjaltë...

8:38

Çfarë po ndodh me zjarret në vend?...

8:27

Zbuloni vendet ku grumbullohen më shumë baktere...

7:56

Kondicioneri ndezur gjithë natën? Ja 5 gabimet...

7:43

Rama për median britanike: Protestat në Shqipëri...

7:08

E rëndë në Itali, 26-vjeçari sulmon motrën...

6:54

Situata e zjarreve në vend, Nufi: Vijon...

6:44

Të shtëna me armë në Virxhinia, 5...

6:30

Shenjat e horoskopit që do të “mbushin...

6:10

Qafë Thanë, udhëtarët në “sprovë” për të...

6:05

Si paraqitet situata e zjarreve në vend,...

6:00

Atentati i dështuar në Elbasan, reagon policia!...

5:43

Ja kush janë atentatori i dështuar dhe...

5:19

Tmerr në Elbasan! Tentoi të vriste një...

5:02

Aksident në Fier, makinat përplasen kokë më...

Më të klikuarat

  • Tragjedi! 39-vjeçari ekzekuton 5 persona në dy banesa
  • Atentati i dështuar në Elbasan, reagon policia! Detaje të re...
  • Ja kush janë atentatori i dështuar dhe shënjestra në Elbasan...
  • Kondicioneri ndezur gjithë natën? Ja 5 gabimet që bëni pa e...
  • Dy vite pas humbjes tragjike të 16-vjeçarit, nëna shpërthen...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.