Subscribe

Ministri i Drejtësisë ka folur sërish për letrën që u ka dërguar ambasadoreve, Lu e Vlahutin si edhe komisionerit per zgjerim ne BE, Johanes Hahn. Sipas Petrit Vasilit në atë letër janë ngritur disa problematika me qellim qe roli i ONM-së te jete ne përputhje me Kushtetutën.

 

“Kam ngritur disa çështje që besoj se janë plotësisht të ndreqshme, të cilat e fusin procesin në një rrugë të domosdoshme të qartësisë së kushtetutës që vendosin qartë rregullat e komunikimit mes institucionit të ONM-së dhe komunikimet edhe me institucionet shqiptare për t’i kryer në mënyrë sa më të mirë dhe transparente. Dhe sigurisht letra i bie këto në vëmendje. Unë kam detyrimin që t’i bëj të qarta atje ku konstatoj”.

 

Këto deklarata ministri Vasili i bëri në përfundim të analizës vjetore të Shërbimit Përmbarimor Publik.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *