Subscribe

Te hënën Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit do te rinise punën për vlerësimin e kandidateve për organet e vettingut.

 

Shefja e operacionit ndërkombëtar të monitorimit Genoveva Ruiz Calavera, ne një letër drejtuar sekretarit te përgjithshëm te kryeministrisë Engjëll Agaci ka konfirmuar se vëzhguesit ndërkombëtar do te ri-dërgohen për te garantuar monitorim te pavarur te procesit.

 

Ne mënyre specifike aktiviteti monitorues do te nise nga e hëna e 27 marsit, date e cila përben afatin e ri për aplikantet për te plotësuar dosjet e tyre me dokumentacionin e munguar. Vëzhguesit ndërkombëtare te ONM do te dërgohen nga i njëjti ekip i caktuar me herët. 

 

Angazhimi i Operacionit Ndërkombëtar te Monitorimit vjen pas vendimit te parlamentit për tu dhëne një mundësi te dyte 164 aplikanteve qe nuk përmbushnin  kriteret ligjore për te plotësuar dokumentacionin e kërkuar nga ligji i vetingut.

 

Te hënën përfundon afati qe kandidatet kane për te plotësuar dosjet e tyre dhe me pas për 7 dite avokati i popullit duhet qe ne bashkëpunim me vëzhguesit ndërkombëtare te vlerësoje secilin prej tyre.

 

Ne përfundim te këtij procesi serish 164 dosjet i kalojnë vëzhguesve ndërkombëtare për te dhëne vlerësimin e tyre. Me herët Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit kishte dhëne rekomandim pozitiv për 79 kandidate te listës se zeze, te cilët kishin vetëm mungesa ne dokumentacion, duke i sugjeruar parlamentit qe ti merrte ne konsiderate kur te vinte moment i ngritjes se organeve te vetingut.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *